Heshtja

tumblr_nmwni2LCPy1qk78k3o1_500

Heshtje,
një heshtje vrasëse.
Askush nuk flet,
asgjë nuk dëgjoj,
ndjehem i shurdhër nga heshtja.

Prisja njerezit të flisnin,
jemi njerëz ne,
nuk heshtim kurrë thosha.
Por, e kisha gabim
sepse kjo heshtje,
kjo qetësi melankolike,
po më vriste ëmbël dhe ngadalë.

E theva heshtjen,
me shpatën e fjalëve,
fola,
po pra, fola.
Po, prapë nuk dëgjova asgjë,
përpos jehonës s’fjalëve t’mia.

E vazhdoi kjo qetësi derisa e kuptova,
se n’të vërtetë askush nuk ishte aty.
Isha vetëm unë,
me hijen time pranë meje.
Me imagjinatën, se dikush
ishte pranë meje,
dikush që po më dëgjonte,
e nuk po fliste.

Por, edhe kjo përpak sa nuk më vrau!
Jam më mirë vetëm…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s