Dhom’ e zbrazët

tumblr_lqi4zeriKb1r28maeo1_1280

Un’ jam ni dhom’ e zbrazët
me dritaret e thyera,
prej gurëve t’shpirtit
njerëzor.
Me dyert e shkelmosura
nga shkelmat e tyre.

Un’ jam ajo dhomë e zbrazët,
me temperaturë t’ulët,
që mund ta ngrijë gjakun,
e shpesh edhe zemrën.

Un’ jam ni dhomë e zbrazët
e ndërtume prej mureve t’larta,
mbi bazat e dëshpërimit,
t’kriposur me lotë dhe të
shkrirë nga zjarri,
prej t’cilit u dogja.

Un’ jam ajo dhomë e zbrazët
e cila ta hapi derën,
megjithatë ti refuzoje t’hyje.
Un’ jam ajo dhomë e zbrazët
prej t’ciles ni ditë do mbesin
veç gërmadhat,
veç copëzat e rrënosura.

E ti pastaj, do kërkosh t’hysh
n’atë dhomë e cila kurrë
nuk ka qenë më shumë
se zbrazëtirë, kurrë më shumë
se hiç, por nje dhomë e cila
ta hapi derën.

Ti munde që të hysh.
Ti munde që t’i rregullosh dritaret
e thyera, e t’i largosh gurët,
e ti zëvendësosh me lule.
Të ecësh ngadalë dhe të
më shëroje me ata hapa.
Ti munde, t’i rrënoje ato mure,
dhe t’i ndërtoje me lumturi,
t’përzier me buzëqeshje,
dhe të shkrirë nga zjarri
i dashurisë.

Por, ti nuk e bëre,
jo.
Sepse unë isha veç ni dhomë e zbrazët,
veç ni dhomë,
veç ni zbrazëtirë,
veç ni hiç.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s