Borë e zezë

Bie borë,
fluska të mëdha,
fluska të imëta.
Bie borë,
dhe gjithçka është e mbuluar,
n’të zezë.
E njerëzimi është strukur
n’vatrat e shtëpisë,
me kulmin e mbuluar zi.
Frikësohen nga bora e zezë,
madje edhe ajo mace,
që sapo ka pjellur kotele,
ikën ta shpëtojë lëkurën e saj t’bardhë.
Dikur,
kur binte bora e bardhë,
gjithë njerëzimi i dilnin para,
se e bardha ja pastronte shpirtin.
Tani në t’zezë frikësohen
se ju kallzohet ana e vërtetë.
Bie borë,
dhe Nëna Natyrë vishet
me t’zeza.
M’pëshpëriti ngadalë,
dhe lehtë:
“Po mbaj zi për njerëzimin,
andaj dhe jam veshur k’shtu.”
Bie bora e zezë,
fluska,
fluska.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: