Nanë

Nanë e dashtun,
po t’kisha mujtë e kisha ndal kohën,
e kish qëndru aty,
n’prehërin tand, tu qajt
për krahun që m’rridhte gjak.
E ti,
si nanë m’ledhatojshe
e nuk m’lejojshe me qajtë,
lotët e mi për ty ishin ai oqean, që t’bënin,
t’fundoseshe.
Nanë po t’kisha mujtë,
kisha qëndru aty,
n’përqafimin tand,
atëherë kur morra pesën e parë,
e ti u ndjeve krenare për mu.
Nanë,
beso po t’kisha mujtë kisha qëndru gjith’
n’prehërin, krahërorin e përqafimin tand.
Po unë jam shumë e vogël
për me ndalu kohën,
e me kundërshtu universin.
Jam thjesht, ni qenie njerëzore,
që po mundet me t’dhuru diçka prej k’tij
shpirti që e solle ti n’jetë.
E si mund t’dhuroj diçka,
kur je ti ajo e cila ma dhuroi jetën?
Si mund të barazoj peshën e asaj që ndjej,
me peshën e asaj që do t’dhuroj?
Kur nuk ka asnjë peshore që e mat dashuninë,
e për më tepër ata t’nanës tande?
E nanë, nëse t’duhet merre edhe shpirtin,
edhe jetën, edhe frymën,
merre edhe këtë poemë,
që është copëz shpirti,
e m’le mua t’humbem n’përqafimin tand
e ti n’timin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s