I thashë

I thashë që nuk di shumë për jetën,
bile as për veten,
as për ty,
e aq më pak për universin,
gjithçka që di asht asgjëja,
dhe hiçi qe rrotullohet rreth saj.

I thashë që koha po m’i vjedh
gjanat ma t’çmuara t’jetës,
ty,
e madje edhe veten.
Po,
kjo kohë e mallkuar po vjedhka
gjithçka që gjen,
po t’a rrëmbejka edhe uni-n tënd jo ekzistent,
dhe atomet e tua t’ekcituara.

I thashë që jam e mbushur me hap’sirë,
i tregova per galaksitë e yjet,
i tregova edhe për ato vrimat e zeza,
dhe si e perpijnë nga pak edhe veten time,
se jo veç yjet n’ta.

Unë thashë shumë,
qe ndoshta ishte asgja, mu si vetë unë,
mu si vet dija ime.
Une thashë aq shumë,
po asgja nuk u dëgju.
Ç’ti bëja fatit te mjerë
joekzistent,
ç’ti bëja njerëzimit?
Që s’më dëgjuan asnjë trohë
teksa masturboheshin
që unë, si unë i mjerë,
po flisja në nji vakuum,
ku fjalët e mia s’kishin asnji vlerë,
e humbnin me hiçin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: