M’tha

M’tha se jam bâ e kuqe,
mu si ngjyra qi m’mbahen faqet
kur jam me tâ.
M’tha se jam bâ e kaltër,
mu si ngjyra e qiellit
t’lumtun, me rrezet qi puthin ata,
edhe gjithçka rreth tij.
M’tha se jam bâ e gjelbër,
mu si ajo gjethe qi zgjohet
nga gjumi, n’pranverën e bukun.
M’tha se jam bâ e verdhë,
mu si çadra e tij kur binte shi.
M’tha se jam bâ vjollcë,
mu si kânga qi ma këndonte.
M’tha se jam bâ ylber
për tâ,
m’tha se jam bâ ngjyrë,
për çdo pikturë,
e bile,
m’tha se jam bâ
spektër i dritës të tij.
E ngajherë, m’thoshte
qi jam edhe vet drita.
Po, prap vazhdonte t’thoshte
qi unë jam ngjyra e tij,
n’botën bardhë e zi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s