Poezi

Oh e dashtun,
poezia nuk asht thjesht nji
rimë e fjalëve,
apo nji kryerresht i fjalive.
Poezia asht’ gjuh’ e shpirtit
asht pikturimi i fjalëve,
e vet art i fjales.
poezi asht’ nata,edhe hana, edhe yjet.
Poezi asht’ ajo zhurma e shiut
që e dëgjon n’orët e hershme t’mëngjesit.
Poezi asht’ ai shoku që e dojshe ma shum’
se shok’.
Poezi asht’ edhe dashnia.
Poezi asht’ edhe dielli
që i trullos trutë e njerëzisë.
Poezi janë malet, fushat, kodrat,
e ajri i paster që e ndjen n’mushkni.
Poezi asht’ ajo erë që t’i valvit flokët,
që ti here-here e shan.
Poezi asht’ edhe ajo zbrazëtin’ që t’mbush,
poezi janë edhe lotët e melankolia.
Poezi asht’ ajo kanga e mëngjesit me t’cilën
ti vallzoje kur askush nuk t’shihte.
Poezi asht’ brusha e tharë me ngjyrat e pikturës që ti e do shum’.
Poezi asht’ ajo rrahje e zemrës,
që ti e ke dëgju kur je mbështet te ai.
Poezi asht’ ai,
Poezi je ti,
poezi jemi ne.
Ama, poezi nuk asht’ kjo
renditje fjalish.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s