Mendime t’pshtira

7/6/2016

Jam jashtë facebook-ut dhe rrjeteve tjera sociale. Nuk e di as përse, kaq papritur gjithcka virtuale u bë e tepërt dhe irrituese, kontrolluese gjithashtu. Me një m’nyrë apo tjetër gjithmonë largohem nga gjërat që më kontrollojnë. Kam atë lloj filozofinë të ngulitur që unë duhet të kontrolloj gjëra, dhe jo ato mua. Në momentin që e kundërta ndodh, unë ik.  Ndoshta është një gjë frikacake që të ikësh nga gjërat që të kontollojnë dhe pastaj nisin të të lëndojnë, por nuk lejoj të jem e kontrolluar. Ëdhe pse në fakt nuk shoh mbijetesë pa kontrollë, edhe unë tani jam e kontrolluar nga dëshira për tu mos-kontrolluar e kështu me rradhë.
Ne si qenie njerëzore jemi të kontrolluar në momentin e parë që hapim sytë në këtë botë deluzionisht iluzionale. Mbasë të ndalosh kontrollin, duhet të ndalosh dhe ekzistencën tënde, të zhdukesh. Kjo pikërisht është esenca e gjithë këtij kontrolli që kemi mbi veten, mbi njerëzit afër nesh, dhe pastaj mbi gjërat duke i kontrolluar ato-të na kontrollojnë ne.  Një paradoks që na kontrollon. Një paradoks që na lë të jetojmë me mendimin se ne kemi fuqi mbi zgjedhjet tona, por nuk kemi. Një paradoks që na mbyll sytë, dhe na lë të jetojmë me mendimin se jemi sy-hapur dhe vixhilent. Nëse karrika mbi të cilën ulem për të shkruajtur këtu, nuk do ishte e vendosur, unë as që do ta mendoja uljen time këtu. Ai mendim nuk do ekzistonte. Nëse ne nuk kemi kontroll në zgjedhjen e fillimit të ekzistencës tonë, atëherë kjo do të thotë që edhe kontrolli, ashtu si jeta jonë, është një iluzion i ekzistencës tonë. Edhe jo-kontrolli që të gjithë duam ta arrijmë është i kontrolluar nga dëshira për mos tu kontrolluar.

Është një botë e pshtirë e di, plot e mbushur me mut. Ka aq shumë mut sa do na paraprinte për një ekzistencë të tërë. Por, pastaj është dhe kontrolli nga mendimi, se vet mbeturinat tona, prodhimet tona na bëjnë keq. Po n’fakt edhe vet ne jemi mbeturina.  Edhe ne s’jemi asgjë më shumë se jashtqitje nga një seks i pakontrolluar.Mbeturinë e atij seksi të pakontrolluar jam unë, në një ekzistencë që nuk është plotësisht e kontrolluar nga unë, edhe vet ndalja e ekzistencës time nuk do ishtë e kontrolluar nga unë, edhe vazhdimi i ekzistencës nuk është i kontrolluar nga unë, asgjë nuk është e kontrolluar nga unë.

 

Është një botë e pshtirë, e di.

 

 

10:04

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s