Dashni’

Hala e mbaj mend,
at’djalin e bukur n’klasë
t’tretë.
M’nyren si u kthy nga
un’ e me ni za
që n’ate kohe mu doke,
ma i ambël se cdo za që
kam ndigju ndonj’here.
“A m’ndihmon n’k’to detyra”-
me ata syt’ e kaltër,
si qielli.
Ni kaltërsi shum’ qet’suse.
E mbaj mend madje edhe m’nyren
qesharake si e doja shkollën,
veç per ata.

Ma von’
e kujtoj ata,
andrrën edhe
m’nyren si u ndisha
kur isha pran’ tij,
si menova për
përjetsi.
Ama kjo asht shum’ absurde
bile për me qenë dashuni.

E kujtoj diellin tu lind,
me at djalin e panjohun,
me zanin e tij melankolik,
e m’nyren qysh tregojke
si e ka desht at’ vajzë,
edhe sa perngjaj un’ me ta.
M’nyren si u shpalos me mu,
artin e varrosun brenda,
zemres.
Po ky moment u zhduk
shpejt
mu si ni anderr.

E kujtoj at kafen e ambël,
edhe shikimin n’syt e tij,
edhe m’nyrën qysh humbesha,
për fjale.
M’nyren qysh humbesha prej botës,
prej vetes.
Perëndimin e atij diellit,
edhe lindjen e ndjenjave t’mia.
E pranoj,
ishte ni lloj prekje,
e frymës dashunisë.
Ama jo,
as kjo s’ishte dashuni.

Tash e shikoj veten,
reflektimin tim’ me ni xham,
mjaft t’thyem
e t’shkat’rruem
Ndihna e bukur,
lekura ime nuk asht’ ma vendi ku e lëndoj veten,
por asht’ mburoja ime.
Nuk kërkoja perfeksionet,
as imperfeksionet,
tashme e kisha gjet’ veten
e nuk kisha nevoje për ato.
Dhe kjo,
pikerisht kjo,
asht’ dashunia e vetme
qe kam ndje ndonjeher’,
dashunia per vetën
edhe qenien tem’.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: