***

Një Hamlet i shekullit 21,
në një qytet
me njerëz që pëshpërisin,
me njerëz që shohin nga vrimat e dyerve të mbyllura.
Në një qytet,
ku qetësia pritet sikur kurbani,
nga këngët e mëllenjave
e shushurimat e rrokjeve.

Rrezet e diellit bien
mbi fytyrat e skuqura të pleqëve,
që rrinë në parkun e qytetit
duke shpresuar të vdesin.
Rrezet e diellit bien kudo,
te unë,
te ai,
te njerëzit e heshtur,
që dukej se dielli po ia trulloste trutë.

Isha një Hamlet pothuajse i marrë,
i shekullit 21.
Një Hamlet revolucionar,
që po i hakmirresha botës
që ia morri zërin njerëzve të qytetit tim,
po i hakmirresha ligjeve makabre te natyrës,
që ia largoi dritën nga sytë,
njerëzve të qytetit tim.
Isha një Hamlet,
që flisja me veten,
jo pse isha aq i marrë,
po se s’kisha me kë të flas.

Isha një Hamlet i shekullit 21,
që me rrapëllimat e eshtrave të kafkës së Jorikut
thyeja heshtjen.
Isha një Hamlet,
që shihja dilemën e Ofelias,
në fytyrat e cdo vajze.
Isha një Hamlet i një bote
ku njerëzit nuk ulnin kokën nga turpi,
por, nga një pajisje që i kontrollon jetën.

Isha një Hamlet,
që shpesh-herë nuk jam.
Një Hamlet,
që vrisja gjashtë herë veten,
para se të vrisja këdo tjetër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: