I dashur,

Deshta t’ndaj me ty një pjesë t’muzikës klasike, që ma ndryshoi githë pamjen e Ferizajit sot.

M’dukej vetja si një skllave që pik djersë nga seksi i pafund, aq nxehte ishte. Dielli ishte perandori burokrat që m’tmerronte, e që m’shfaqej në cdo fytyrë njerëzore. Pluhuri që fluturonte bashkë me mushkonjat qe pijnë gjak. Mizat qe nuk dinë të dalin nga dritarja ndonëse ajo qëndron e hapur përherë. Lëvizjet e panumërta t’mëllenjave. Nuk ishte e mundur që bota të dukej bukur sot, të pakten jo pa Bach-un dhe “Cara, la dolce fiamma”.

Si mundet një perandor burokrat, që ta pi gjakun, e t’fundos në oqean djersësh, tani t’bëj te ndjesh ekstazë? Jo, spo gënjej. Ndjeja kënaqësi. Dhe nuk ishte kënaqësi e zakonshme, ishte po aq e pazakontë sa që plakun që ulej në stolin pranë bibliotekës dhe që murmurit fjalë t’pakëndshme dhe që gjithmonë them që është i neveritshëm, sot më dukej i kendshëm.

Vapa nuk ishte larguar për asnjë cast, ajo më digjte ende, por nën tingujt e zgjatur të Philippe Jaurosky, m’dukej se dhe une isha bërë një me diellin e vapën. Ndonëse mundohesha t’i qendroja sa më larg diellit, mu ashtu si më këshilloje ti, ne prapë u bëmë bashkë. Ashtu e nxehtë, e djersitur, e rraskapitur, ndjehesha sikur isha 5 vjec. Ndjehesha sikur isha ajo 5 vjecarja ku në ditët më të mira të saj vrapon e luan. Më falni i dashur nëse po tregohem e paqartë, por nuk ndihem vetja shumë sot. M’duket sikur më kanë rrahur me një thuper e tani po me puthin trupin në cdo cep, dhe e keqja është që nuk po ndjej dhimbje, kam frikë se po bëhem një mazokiste e përdhosur nga dielli. Ndoshta po t’pushonte Philippe, gjithë kjo do përfundonte. Por, ajo nuk po pushon sot. Sot e kam lënë të lirë, bashkë me veten.

Kështu i dashur, sot po fluturoj. Po fluturoj në gjithë Ferizajin. Pranë biliotekës me Duras dhe “Dashnorin” e saj, pranë shtepisë me muzikën tallëse të fqinjëve që nuk arrij ta dëgjoj, pranë nënës që më shikon si t’isha e cmendur, pranë githckaje që duket se digjet e prap kërkon mëshirën e diellit. Të kërkoj të falur që nuk po fluturoj te ti, Bach nuk më lejon. Më dërgon shumë afër, aq sa të më deh me mendimet e prezences tënde, pastaj më tërheq prap në këtë strofull mëllenjash qe sot (për cudi) nuk ia kam inat. Të lutem të më falësh.

E jotja,
D.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s